Arsenali është gati të nënshkruajë një sulmues prej 75 milionë eurosh

Arsenali dhe Galatasaray kanë hapur bisedimet për disa lojtarë, në një situatë që mund të sjellë lëvizje të rëndësishme në merkato.
Klubi turk ka shfaqur interes për dy talentet e Arsenalit, Gabriel Martinelli dhe Ethan Nwaneri. Sipas raportimeve, Galatasaray ka bërë ofertë prej 45 milionë eurosh për Martinellin, ndërsa po monitoron edhe Nwanerin, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Marseille.
Në të njëjtat bisedime mes drejtuesve të dy klubeve është diskutuar edhe Victor Osimhen. Arsenali e ka ndjekur prej kohësh sulmuesin nigerian, i cili shihet si një alternativë pas Julian Alvarez.

Lexo edheMan City bën ofertë prej 120 milionë eurosh për Enzo Fernández
Për argjentinasin, Atletico Madridi kërkon mbi 115 milionë euro, një shifër që aktualisht konsiderohet shumë e lartë nga Arsenali. Kjo ka bërë që londinezët të shqyrtojnë edhe opsione të tjera në sulm.
Osimhen, i vlerësuar rreth 75 milionë euro nga Transfermarkt, ka qenë ndër golashënuesit më produktivë në Evropë gjatë viteve të fundit. Për 27-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Tottenham, rival i Arsenalit në Londër.














