Arsenali “blindon” portën, David Raya rinovon kontratën deri në vitin 2030

Portieri spanjoll, David Raya, do të jetë pjesë e Arsenalit edhe për shumë vite të tjera, pasi palët kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit deri në qershor të vitit 2030.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, gardiani spanjoll është shndërruar në një shtyllë të pazëvendësueshme te “Topçinjtë”, duke u konsideruar si absolutisht i paprekshëm në portën e klubit londinez, shkruan IndeksOnline.
❤️🤍🔐 David Raya and Arsenal, together until June 2030. Untouchable. 🇪🇸 pic.twitter.com/xhdCopa1dN

Lexo edheKamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 18, 2026
Me paraqitjet e tij të sigurta në Premier Ligë dhe në garat evropiane, Raya ka fituar besimin e plotë të drejtuesve të Arsenalit, të cilët kanë vendosur ta “blindojnë” të ardhmen e tij në “Emirates Stadium” në planin afatgjatë. /IndeksOnline/



