BallinaLajmeArrijnë në Qendrën Studentore të riatdhesuarit nga Amerika (FOTO)

Arrijnë në Qendrën Studentore të riatdhesuarit nga Amerika (FOTO)

Të ngjajshme

Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën

Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një...

Nesër varroset Ilaz Brahimi që u vra mbrëmë në Podujevë

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në Majac të...

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Kanë arritur në vendlindje 143 qytetarë të Kosovës që ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ende nuk dihet se a i janë nënshtruar ndonjë kontrolle mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njofton Klan Kosova

Mirëpo Klan Kosova ka siguruar pamje të arritjes së tyre në Qendrën Studentore në kryeqytet.

Kujtojmë se sot Ambasada e Kosovës në Washington ka bërë të ditur se me ndihmën e institucioneve të Kosovës do të realizohet fluturimi.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.

“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi ?? ??”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz