back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportArrihet marrëveshja, Januzaj bëhet me skuadër të re

Arrihet marrëveshja, Januzaj bëhet me skuadër të re

Të ngjajshme

Policia po e kërkon publikisht një hajn

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

Rubin: U përgatita prej vitesh për këtë gjykim

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po...

Adnan Januzaj nuk do të jetë më pjesë e gjigantit anglez Manchester United.

Ylli nga Kosova që refuzoi të veshë fanellën e vendlindjes nuk është në planet e Jose Mourinhos.

Reprezentuesi belg ka pranuar transferimin në La Ligën spanjolle tek skuadra, Real Sociedad.

Sipas medieve angleze, marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe United do të përfitojë 11 milionë euro nga shitja e istogasit.

22-vjeçari është pajtuar edhe me kushtet e kontratës me klubin spanjoll, transmeton Telegrafi.

Januzaj do të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2022, ndërsa paga që do të marrë në Sociedad nuk është zbuluar.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë kësaj fundjave.

Ish-anëtari i Borussia Dortmund pritet ta rikthejë formën e mirë që kishte kaluar dy vite më parë.

Januzaj stinorin e fundit ishte i huazuar në Sunderland, skuadër që ra nga elita e futbollit anglez. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz