back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeArrestohet një zyrtare e Komunës së Prishtinës

Arrestohet një zyrtare e Komunës së Prishtinës

Të ngjajshme

Drenicasi Qendrim Pirraku shkëlqen në kardiokirurgji me notë të lartë ( FOTO)

Qendrim Pirraku nga Drenasi ka përfunduar me sukses specializimin...

Paris Guri: Nëse e shkel Kushtetutën je super kriminel – Çka je nëse e shkel 32 herë?

Kandidati i LDK-së për deputet, Paris Guri, ka kritikuar...

Abelard Tahiri: Thirrja jonë është të ecim “Bashkë. Përpara.”

Abelard Tahiri ka reaguar sonte pas prezantimit të planit...

Zhegrova fillon nga minuta e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova, titullar tek Juventus në ndeshjen e sotme...

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Prishtinë, pasi ka pranuar informatën për keqpërdorime dhe shkelje ligjore në Komunën e Prishtinës, ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Dyshimet hidheshin mbi një të dyshuar në sektorin e pagesave të tatimit në pronë.

Pas hetimeve disa javore, hetuesit e NJRHKEK-së, kanë ardhur në përfundimin se e dyshuara N.D., viti i lindjes 1980, f/k/sh, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj dhe nga muaji mars deri në tetor 2019, ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro (vërtetime për regjistrimin e automjeteve).

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimit të dëshmive, intervistimit të dëshmitarëve dhe intervistimit të të dyshuarës në prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë, e dyshuara dërgohet në mbajtje prej 48- orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz