Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë, dyshohet për 17 vjedhje nëpër...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë, dyshohet për 17 vjedhje nëpër shtëpi kryesisht të pabanuara

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Një burrë nga Shqipëria me inicialet R.M. është arrestuar sot herët në mëngjes në fshatin Planqor të Gjakovës nën dyshimet se është përfshirë në 17 raste të vjedhjes.

Policia tha se kohëve të fundit, në Stacionin Policor në Gjakovë janë raportuar disa raste të vjedhjes së shtëpive, kryesisht të atyre që janë të pabanuara, pronarët e të cilave jetojnë jashtë vendit.

Vlera e dëmeve të shkaktuara nga këto raste, për momentin, është e panjohur.

“Menjëherë pas raportimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Gjakovë, në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe hetime intensive me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Gjatë hetimeve janë analizuar provat e gjetura në vendet e ngjarjes si dhe incizime nga kamerat e sigurisë. Si rezultat i punës së palodhshme hetimore, sot në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Planqor është arrestuar një person i dyshuar, mashkull i moshës madhore, shtetas i Shqipërisë, me inicialet R.M. I njëjti dyshohet se është i përfshirë në 17 raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra përreth”, tha policia.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar: një çantë krahu në të cilën kishte mjete të forta që dyshohet se janë përdorur për hapjen e dyerve, dy telefona celularë, një thikë dhe disa sende të tjera që mund të lidhen me veprat penale.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave të mëtejme janë duke vazhduar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, mbeten të përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit