Një incident ka ndodhur stë premtën në objektin e Komunës së Shtimes, ku një person ka kanosur zyrtarët komunalë.
Sipas policisë, i dyshuari, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore, ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit duke përdorur një sopatë. Pas dëmtimit të pronës, ai ka kanosur zyrtarët komunalë që ndodheshin në objekt.
Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
“Objekti i Komunës, Shtime 26.12.2025-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sopat ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



