BallinaLajmeArrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike

Të ngjajshme

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Drejtoria kundër Krimit te Organizuar dhe ajo e Krimeve të Rënda, gjatë zbatimit të planit taktik me datën 03.04.2026 në Gjakovë kanë ndaluar për kontroll veturën me targa të huaja, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.B., (1978).

“Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën tek ulëset e pasme janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë të përgjithshme prej 5 kg e 413 gram. Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet, si dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistë, ndërsa me vendim të prokurorit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz