Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një AK-47, karikatorë e municion
dp

Lexo edheHyjnë në fuqi tarifat tregtare të Trumpit

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë ushtruar kontroll në një vendbanim në kryeqytet, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të tipit AK-47, pesë karikatorë dhe sasi të municionit, raporton lajmi.net
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ndërsa rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim pa autorizuar i armëve”.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/

Lexo edheHyjnë në fuqi tarifat tregtare të Trumpit