Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Hetimi lidhet me ngjarje të ndodhura në fshatin Ivajë dhe zonat përreth në Komunën e Kaçanikut, ku i dyshuari dyshohet se ka kryer krime lufte, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit në banesën e A.D., janë gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie ajrore dhe një uniformë e MUP-it.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë përkushtimin e tyre për ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës së fundit në vend.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
Prishtinë, 04 prill 2026 – Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
I pandehuri A.D., dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:
· Një armë
· Dy karikatorë
· 30 fishekë
· Një armë gjuetie ajrore
·Uniformë e MUP-it
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës së fundit në Kosovë./lajmi.net/