Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, është përleshur fizikisht me një tjetër dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të tij.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 12 mars 2026 rreth orës 16:25. Pas konfliktit verbal, dy personat janë përleshur fizikisht, ku të dy kanë pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net
I dyshuari, mashkull kosovar, pasi ka marrë trajtim mjekësor është liruar, ndërsa viktima vazhdon të mbetet në trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me gaz, një karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë me gaz.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme./Lajmi.net/