back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeArrestohet një person në Ferizaj, vodhi dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta...

Arrestohet një person në Ferizaj, vodhi dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta – Inicohet rast ndaj atyre që i blen

Të ngjajshme

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin

Sipas Policisë, i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

”Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë. Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz