BallinaLajmeArrestohet një person i dyshuar për disa raste vjedhjesh në Lipjan

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste vjedhjesh në Lipjan

Të ngjajshme

‘Do fitojmë apo ajo?’, Eni Koçi në mbështetje të Kosovës

Në prag të përballjes vendimtare mes Kombëtares së Kosovës...

Mirlind Daku deklarohet para ndeshjes Kosovë-Turqi, ky është parashikimi i tij

Sonte sytë e gjithë shqiptarëve janë kah stadiumi “Fadil...

Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar...

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot hetuesit policorë të stacionit të Lipjanit kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të raportuara gjatë vitit 2025.

“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025, ku prej automjeteve (kamionë të parkuar), nga personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me shuma të ndryshme të parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, arrestimi është bërë pas veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët.

“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar: S.H., mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut”, theksohet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore”, thuhet më tej.

“Bazuar në informacionet e deritanishme të siguruara nga hetuesit policorë, i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”, njofton Policia.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz