Arrestohet një grua në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet për vjedhje
dp

Lexo edhe“Naimi e ka mbajt për dore Liridonën në momentin e vrasjes, fëmijët nuk kanë kërkuar asnjëherë takim me babin” – Dëshmia e Leonardit në Gjykatë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase të huaj, të dyshuar për një rast vjedhje të ndodhur më 21 mars 2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas raportit policor, e dyshuara është identifikuar dhe ndaluar më 13 korrik 2025, pasi që dyshohet se kishte kryer vjedhje në pronën e një qytetari kosovar.
Gjatë intervistimit në stacion policor, ajo ka pranuar përgjegjësinë për veprën penale. Me urdhër të prokurorit kompetent, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lexo edhe“Naimi e ka mbajt për dore Liridonën në momentin e vrasjes, fëmijët nuk kanë kërkuar asnjëherë takim me babin” – Dëshmia e Leonardit në Gjykatë
“Aeroporti Adem Jashari / 21.03.2025 – 16:00. Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar. E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet n[ raportin e policis[.