back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportArrestohet një gjeneral i forcave ajrore, në lidhje me tragjedinë e Chapecoenses

Arrestohet një gjeneral i forcave ajrore, në lidhje me tragjedinë e Chapecoenses

Të ngjajshme

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Zeqiri akuzon Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatë zgjedhore

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën...

Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton vdes në moshën 46-vjeçare

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë...

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

Artisti i njohur, 2Ton e ka gati projektin e...

Autoritetet boliviane e kanë arrestuar shefin e kompanisë ajrore, të përfshirë në rrëzimin e aeroplanit në javën e kaluar, ku humbën jetën 71 njerëz, në mesin e tyre edhe shumica e futbollistëve të klubit brazilian, Chapecoense.

Njoftohet se Gustavo Vargas, një gjeneral i pensionuar i forcave ajrore, është ndalur nga policia si pjesë e një hetimi, ku përfshihet kompania ajrore, LaMia. Ai ka qenë pilot për disa presidentë të Bolivisë gjatë viteve 2001-2007 duke përfshirë edhe presidentin aktual, Evo Morales.

Atij i janë konfiskuar edhe dokumentet dhe kompjuterët si pjesë e hetimit për të zbuluar nëse kompania ishte përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit. Autoritet e arrestuan Vargasin në zyrë dhe e dërguan atë në Zyrën e Prokurorisë së Qarkut të Santa Cruzit.

Bashkë me të është arrestuar edhe një prej sekretarëve të kompanisë dhe një anëtar i stafit teknik, njofton Telegrafi.

Lojtarët e Chapecoenses ishin nisur për në stadiumin Atanasio Girardot të Medellinit në Kolumbi, për të zhvilluar finalen e Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional.

Mirëpo, aeroplani me të cilin udhëtonin, është rrëzuar në Kolumbi. Klubi brazilian është shpallur kampion i Copa Sudamericana nga CONMEBOL, pasi këtë e kërkoi kundërshtari i tyre.

Nga ana tjetër, Atletico Nacional ka marrë një çmim për lojë të ndershme, për shkak të këtij gjesti. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz