Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 14:00, në fshatin Hajvali të Prishtinës, ka realizuar një urdhëresë të lëshuar nga gjykata, duke arrestuar një femër kosovare e cila ishte në kërkim.
E arrestuara është dërguar menjëherë për vuajtje të dënimit, në bazë të vendimit gjyqësor, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se veprimet janë kryer pa incidente dhe në përputhje të plotë me procedurat ligjore./IndeksOnline/