back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaBotëArrestohet në Gjermani serbi i shumëkërkuar për 12 tonë kokainë

Arrestohet në Gjermani serbi i shumëkërkuar për 12 tonë kokainë

Të ngjajshme

Mjeku: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta...

PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës...

Netanyahu: Fundi i regjimit iranian varet nga vullneti i iranianëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se përmbysja e regjimit...

Dy yje nuk u stërviten me Chelsean, dyshohet se do të mungojnë ndaj PSG-së?

Skuadra e Chelseat është duke u përgatitur për ndeshjen...

Një shtetas serb u arrestua në qytetin gjerman Ratingen me dyshimin për pjesëmarrje në kontrabandën e organizuar të 12 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 100 milionë euro.

I arrestuari dyshohet se është kreu i një grupi të krimit të organizuar dhe është një nga bosët më të fuqishëm të drogës , me origjinë nga Serbia – raportojnë mediat gjermane.

Sipas zyrës së prokurorit publik në Düsseldorf, hetuesit deshifruan të ashtuquajturat biseda kripto, ose mesazhe nga një aplikacion komunikimi i mbrojtur i kriminelëve të dyshuar.

Identitetet e katër të dyshuarve mbeten të panjohura për hetuesit. Mallra luksoze me vlerë 800,000 euro iu sekuestruan burrit të arrestuar, përfshirë dy Lamborghini dhe piktura – shkruajnë mediat lokale, duke shtuar se dyshohet se vila në Ratingen nuk ishte objektivi i vetëm i kontrollit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz