back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë

Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë

Të ngjajshme

Lideri i opozitës izraelite: Plani për ta pushtuar Gazën është një katastrofë

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se miratimi...

Moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë...

Një polic i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak.

Kështu mëson Klankosova.tv nga burime brenda policisë, të cilat thanë se i njëjti është arrestuar në orët e pasdites.

Se një person është arrestuar në Bërnjak e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ndonëse i njëjti nuk mundi të konfirmojë nëse i arrestuari është polic.

“Policia kufitare në Bërnjak e ka ndalur një person i cili në veturë kishte 20 fishekë të kalibrit 9mm”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Elshani tutje u shpreh se pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Serbisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit