back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeArrestohet në aeroport 25-vjeçari që po tentonte të largohej nga vendi, ishte...

Arrestohet në aeroport 25-vjeçari që po tentonte të largohej nga vendi, ishte në kërkim policor

Të ngjajshme

Nesër përfundon rinumërimi i votave

Procesi i rinumërimit të votave të 28 dhjetorit pritet...

Kapet dërgesa më e madhe e kokainës e destinuar për Evropën, zbarkoi në Atlantik

Policia portugeze, në bashkëpunim me marinën dhe forcat ajrore,...

Policia e Kosovës njofton se datë 26.09.2025, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin e dyshuar Sh. F., 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.

Pas ndalimit, ekipi i hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin për intervistim.

“Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive të pakontestueshme, i dyshuari ka pranuar se ka kryer së paku gjashtë raste të vjedhjeve gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit”, njofton policia.

“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Për të gjitha rastet e dyshuara, do të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz