Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të Partisë Republikane Popullore (CHP), është ndaluar së bashku me tetë persona të tjerë në kuadër të një hetimi të nisur nga zyra e prokurorit të Izmirit.
Sipas mediave turke, hetimi përfshin akuza për përvetësim fondesh, mashtrim të rëndë, falsifikim dokumentesh zyrtare dhe moskryerje të detyrave mbikëqyrëse.
Ndaj arrestimit të kreut të opozitës, ka reaguar kryetari i bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavaş, i cili tha se Erkol është figurë publike e njohur dhe se nuk ka rrezik arratisjeje apo manipulimi provash, duke shtuar se në këto rrethana nuk mund të flitet për drejtësi.
Ky zhvillim vjen në një periudhë tensionesh të larta politike në Turqi, ku opozita po përballet me presion të shtuar pas arrestimit dhe paraburgimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, në mars të vitit 2025, i cili aktualisht po gjykohet për akuza korrupsioni së bashku me qindra të bashkëpandehur.