back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeArrestohet kosovarja që dyshohet se mbyti burrin me sëpatë në Francë

Arrestohet kosovarja që dyshohet se mbyti burrin me sëpatë në Francë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Tashmë ndodhet në prangat e Policisë së Kosovës, gruaja me prejardhje nga Prishtina që po dyshohet se mbyti me sëpatë burrin e saj, Artan Sekiraqen, në Juras në Francë -lokacioni ku çifti banonte. Këtë informacion e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express.

“Mund të konfirmojmë se, sot në Prishtinë pas veprimeve operacionale të njësiteve relevante policore, është arrestuar një femër e cila dyshohet se është e përfshirë në një rast penal i cili ka ndodhur kohë më parë jashtë Kosovës. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme lidhur me rastin, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, tha Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në PK, për Express.

Mediat franceze raportuan se të shtunën në krahinën e Juras në Francë u gjet i vdekur kosovari me inicialet A.K, 33-vjeç. Trupi i pajetë u gjet në banesën e të ndjerit dhe u raportua nga fqinjët në polici. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyra për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga kjo zyrë i thanë Gazetës Express se autoritetet policore të Kosovës janë në koordinim me policinë franceze dhe rasti është nën hetime.

Më tej, sipas informatave që MPJ ka siguruar thuhet se e dyshuara kryesore për vrasjen e 33-vjeçarit është gruaja e tij. Mjeti që është përdorur për ekzekutimin e tij thuhet të jetë një sëpatë. E njejta besohet se i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe është nisur për Kosovë, janë dyshimet e policisë franceze. Ndërsa, sot ajo u arrestua nga policia.

Çifti ka prejardhje nga Prishtina. Nga ajo që raportuan mediat franceze thuhet se ata kanë qenë agresiv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz