Ndërkohë, autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, po vijon procedurat për ekstradimin e 43-vjeçarit.
Në kuadër të të njëjtit operacion, në Rumani është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë edhe një 49-vjeçar i lindur në Tiranë, i shpallur në kërkim për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Po ashtu, nga Londra është ekstraduar drejt Shqipërisë një 31-vjeçar nga Berati, i cili kërkohej për vepra që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve dhe aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas autoriteteve shqiptare, këto rezultate janë pjesë e tre fazave të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që synon lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
















