Një rast i ngacmimit është raportuar në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull, pasi që në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar ish-bashkëshorten.
“Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë”,thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/
- Advertisement -