Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Klinë
01

Lexo edheFlet deputeti “që po mungon në seanca për shkak të pakënaqësive me VV’në”

Policia e Kosovës njofton se të martën ka arrestuar të dyshuarin e dytë për vrasjen që ka ndodhur më 15 prill në fshatin Pataqan-Klinë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, të njëtit i është sekuestruar një pushkë automatike më nëntë fishekë dhe po aq gëzhoja, armë kjo e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Klinë, 15.04.2022-18:22.Lidhur me rastin me datë 19.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është sekuestruar një pushkë automatike me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lexo edheFlet deputeti “që po mungon në seanca për shkak të pakënaqësive me VV’në”
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.