back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeArrestohet edhe një deputet i Kosovës

Arrestohet edhe një deputet i Kosovës

Të ngjajshme

Lladrovci: Veç pse ma kanë bo padrejtë, kanë me m’votu

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se...

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj ministrit në detyrë...

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Policia e Kosovës e ka arrestuar deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj për shkak të deklaratave kërcënuese ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Insajderi merr vesh se Demalija u arrestua me urdhër të prokurorit Rexhep Maqedoncit.

Ndaj Demalisë është caktuar masa ndalimi prej 48 orësh, shkruan Insajderi.

Pas ngritje së aktakuzës ndaj Demalisë si anëtarë i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti filloi fyerjet dhe kërcenimet ndaj ish Prokurorit Elez Blakaj.

Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës Demalija ka thënë se do të mërret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz