Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë një police në pikëkalimin kufitar të Glloboçicës, kontrolloi nëse një serb kërkohet nga Kosova
dp

Lexo edheNdihmësit të Petkoviqit që foli kundër UÇK’së në Rahovec, pas mbajtjes i caktohen 30 ditë paraburgim

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë.

Lexo edheNdihmësit të Petkoviqit që foli kundër UÇK’së në Rahovec, pas mbajtjes i caktohen 30 ditë paraburgim
Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.
Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.