back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeArrestohet deputeti Milaim Zeka

Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Të ngjajshme

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urëdhrin për arrestimin e deputetit të  Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për shkak të kërcënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Insajderi merr vesh se policia ka arrestuar sot Zekën ndërsa në  ora 09:00 të mëngjesit e ka marrë atë në pyetje .

Pas intervistimit me vendim të prokurorit Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Prokuroria pritet të kërkoj masë të paraburgimit prej 30 ditësh.

Zeka para dy ditësh e ka kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz