back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeArrestohet çifti që po nisej në Itali me teste false për COVID

Arrestohet çifti që po nisej në Itali me teste false për COVID

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Sot, më 05.09.2021, rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, dy persona: B.K., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij T.O., viti i lindjes 1976, shtetase italiane, në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara.

Siç njofton policia, pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale ‘‘falsifikim i dokumenteve’ ndaj dy të dyshuarve të lartcekur.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgon në mbajtje deri në 48 orë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz