Arsim Kabashi, pronar i kompanisë së ndërtimit “Cima Construction” është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, transmeton Gazeta Metro.
Kabashi ka sulmuar gruan e tij gjatë natës së mbrëmshme, ku më pas ajo ka lajmëruar policinë dhe këta të fundit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe e kanë arrestuar.
Metro mëson nga burimet brenda policisë se Kabashi është dërguar me vendim të prokurorit në mbajtje .

Deri më tani policia nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar në lidhje me rastin edhe pse ju është kërkuar.
Kabashi njihet ndryshe si një biznesmen i suksesshëm në Kosovës, ku njihet për ndërtimin e banesave./gazetametro.net
