BallinaBotëArrestohet autori i sulmit të Stambollit në natën e Vitit të Ri

Arrestohet autori i sulmit të Stambollit në natën e Vitit të Ri

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Agresori Abdülgadir Masharipov, i cili kërkohej për sulmin terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit natën e vitit të ri, është kapur nga policia e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra thuhet se agresori fshihej në një adresë në rajonin Esenyurt të Stambollit. Ekipet e antiterrorit të policisë së këtij qyteti gjatë një operacioni kanë bërë të mundur kapjen e agresorit të sulmit terrorist në Ortaköy të Beşkitaşit në Stamboll, natën e vitit të ri.

Bashkë me agresorin Abdülgadir Masharipov, thuhet se janë arrestuar edhe 5 persona nga të cilët 3 gra.

Të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në rrugën Vatan.

Nga ana tjetër policia e këtij qyteti ka njoftuar se janë duke u zhvilluar operacione edhe në disa adresa të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit. /AA/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz