back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeArrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së

Të ngjajshme

A e dini pse “Deti i Vdekur” ka këtë emër?

Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”,...

Ronela Hajati dhe Pintat bashkë në një projekt muzikor

Ronela Hajati ka bashkuar forcat me dy prej emrave...

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Kim Kardashian po feston sot ditëlindjen Kim ka mbushur plotë...

Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren është arrestuar Faik Fazliu, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19, raporton Gazeta Express.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lajmin  e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19.

I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor ne Prizren.
I dyshuari eshte intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim te Prokurorit inicohet rasti per “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz