back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeArrestohet 77 vjeçari nga Kosova në Podgoricë, dyshohet se tentoi të vriste...

Arrestohet 77 vjeçari nga Kosova në Podgoricë, dyshohet se tentoi të vriste tre persona me kallash

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Policia e Podgoricës ka arrestuar D. Gj. (77) nga Kosova, banues në Podgoricë, për shkak të dyshimit se ka tentuar të vrasë tre banorë të Podgoricës G.N. (54 vjeç), L.N. (30 vjeç) dhe D.N. (47 vjeç).

I njëjti është arrestuar në ditën e njëjtë ndërsa akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes së paligjshme dhe mjeteve shpërthyese.

“Ai, siç dyshohet, dje rreth orës 08:50 në vendin e quajtur Bioçe, në ambientet e një firme ndërtimi, pas një përleshjeje të shkurtër verbale me viktimat duke përdorur armën e zjarrit – pushkë automatike – ka tentuar t’i privojë nga jeta tre personat, pasi siç dyshohet, ai ka shtënë disa herë në drejtim të tyre, dhe pas së cilit veprim, ai ka ikur në drejtim të panjohur”, është thënë në njoftimin e Policisë malazeze, raporton Koha.net.

Në këtë rast nuk pati të lënduar.

Policia, sipas njoftimit, gjatë arrestimit të të dyshuarit D.Gj., ka konfiskuar një pushkë automatike M70 (kallashnikov jugosllav) të kalibrit 7,62 mm dhe 107 fishekë të të njëjtit kalibër.

Të Fundit

Sport

ShowBiz