Policia e Ferizajt ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur.
Ngjarja ka ndodhur më 11 mars 2026 në një shkollë të mesme të ultë në qytet, ku viktimë ishte një vajzë 10-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për lajmi.net tha se i dyshuari është një 64-vjeçar, punëtor teknik në të njëjtën shkollë. Ai është intervistuar më 12 mars 2026 në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë.
“Më datën 11.03.2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe) Ndërsa i dyshuari një 64 vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, i cili me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore.”, tha ai./lajmi.net/