Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një 38-vjeçar, J.XH, i cili është i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i poautorizuar i armëve”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi:
Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve
Prishtinë, 09 Shtator 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:
– J.Xh, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i poautorizuar i armëve”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.