back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeArrestohen tre persona të dyshuar në Vushtrri për disa vepra penale

Arrestohen tre persona të dyshuar në Vushtrri për disa vepra penale

Të ngjajshme

- Advertisement -

Hetuesit policorë në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për përfshirje në gjashtë(6) raste të ndryshme të veprave panele,  një rast ‘grabitje’ dhe pesë   raste të ‘vjedhjeve të rënda’, raste këto të  raportuara  muaj më  parë në zonën e Vushtrrisë.

- Advertisement -

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 23 gusht 2018 në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tre  persona të dyshuar: G. H., 17 vjeç,  B. K. 18 vjeç, dhe G. M. 17  vjeç,  , shtetas të Republikës së Kosovës.

Përveç identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale hetuesit policorë kanë, gjetur dhe sekuestruar sasi të arit në vlerë prej 2000 eurosh, ku pas procedurave u është kthyer pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të çështjes, dy të dyshuarve  u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari G.M., është liruar për në procedim të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz