Arrestohen tre persona të dyshuar, konfiskohen armë dhe municion
Sektori i hetimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për ‘posedim dhe armëmbajtje pa leje’, sot me datën 26 janar 2017, në orët e mëngjesit ka ndërmarrë një operacion policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, me ç’rast janë realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, kryesisht në zonën e Vushtrrisë.
Nga ky urdhërkontroll janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion, përfshirë 4 armë të gjata, 160 fishekë, një shufër metalike si dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar: I. <H Sh. lindur më 1950 m/sh/k; Sh. Sh, lindur më 1983 m m/sh; Xh. A, lindur më 1975 m/sh/k
Në realizimin e urdhërkontrolleve policore njësia e hetimeve rajonale është mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.

Lexo edheSi janë falsifikuar notat e nxënësve në një shkollë të Drenasit (video)
Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale, neni 372 ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.














