Arrestohen tre persona në Komoran, rrahën një person pas një mosmarrëveshje në trafik
BILLI

Lexo edheLajmi i Fundi: Aksident tek Kroni i Mbretit, dyshohet për viktima (FOTO)

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasditen e së dielës në Komoran të Drenasit, raporton IndeksOnline.
Pas një mosmarrëveshje rreth një aksidenti, shtetasit e Shqipërisë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një kosovar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orën 16 e 30 minuta dhe më të pranuar informatën, pjesëtarët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edheLajmi i Fundi: Aksident tek Kroni i Mbretit, dyshohet për viktima (FOTO)
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.
Ndërsa personi i lënduar ka pranuar tretmanin mjekësor dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore