Arrestohen të dyshuarit për vjedhjen e 5000 euro stoli ari
BILLI

Lexo edheDrenas, arrestohet një person pasi kanosi me pistoletë një person tjetër

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, më datën 21 nëntor 2017, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari në vlerë mbi 5000 euro.
Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve R. Z., 27 vjeçar, D. M., 22 vjeçar dhe A. B., 18 vjeçar.
Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Lexo edheDrenas, arrestohet një person pasi kanosi me pistoletë një person tjetër