Arrestohen rrëmbyesit e dy personave në Podujevë
BILLI
Lexo edhePërleshje fizike mes dy zyrtareve të Komunës së Drenasit për parking
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, të cilët nën kërcënimin e armëve kishin rrëmbyer dy të tjerë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi.
Sipas tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Lexo edhePërleshje fizike mes dy zyrtareve të Komunës së Drenasit për parking
“Sot në fshatin Llapashticë të Podujevës dy persona nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer dy të tjerë. Policia ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit bëhet fjalë për: M. B, mashkull, 33 vjeç dhe B. B, mashkull, 29 vjeç. Viktimat e rastit janë liruar nga të dyshuarit. Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit deri në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Bislimi. /Indeksonline/