back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeArrestohen një jordanez e një turke për kontrabandim me migrantë – Sollën...

Arrestohen një jordanez e një turke për kontrabandim me migrantë – Sollën shtetas të huaj nga Lindja e Mesme nga Azia, për t’i dërguar në shtete të BE-së

Të ngjajshme

- Advertisement -

Policia e Kosovës, bashkë me AKI-në, pas një monitorimi disa mujor, sot kanë arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, që dyshohen për kryerje të veprës penale “kontrabandim me migrantë”.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i lartcekuti dyshohet se ka organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe Azia, me qëllim të hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës, prej nga më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Po ashtu ndaj të njëjtit egziston dyshimi se ka udhëhequr një grup të mirë organizuar kriminal, të cilët dyshohet se kanë përfituar mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme.

“Lidhur me rastin është realizuar kontrolli tek personi i dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 (pesëdhjetë e tre) pasaporta të shtetasve jordanezë. Për veprimet e ndërmarra është konsultuar edhe prokuroria kompetente, me vendimin e së cilës dy të dyshuarit dërgohen në ndalim për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz