BallinaRegjionaleMitrovicëArrestohen katër persona të dyshuar për vepër penale ''vjedhje e rëndë'

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepër penale ”vjedhje e rëndë’

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit “Jugu” në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale ‘vjedhje të rënda’, kanë arritur të identifikojë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të ‘vjedhjeve të rënda’.

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar dy ditë më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhje ishin dy lokale, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në lokale, nga ku kishin vjedhur dy televizorë.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 27 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar R. B., 37 vjeçar,  L. K. 28 vjeçar, D. S. 20 vjeçar, I. S. 19 vjeçar, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptarë shtetas të Republikës së Kosovës.

Përveç identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë identifikuar edhe vendin ku të dyshuarit i kishin fshehur televizorët e vjedhur, më pas televizorët u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Katër të dyshuarve pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz