HomeLajmeArrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, policia...

Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, policia sekuestron katër armë zjarri

Të ngjajshme

Arrestohen 5 persona, pas një përleshje fizike në Ferizaj

Sot rreth orës 00:15, policia e rajonit të Ferizajt...

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës...

Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën

Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve...

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë, ndërsa Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën, më 13 korrik 2026, pasi në Stacionin Policor në Ferizaj është paraqitur ankuesi me inicialet M.B., i cili ka raportuar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operativo-hetimore nga njësitet reaguese dhe Njësia e Hetimeve, policia ka identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit në një lokal në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni.

Personat e arrestuar janë H.TH. (50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç), E.B. (37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç).

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.