back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleArrestohen gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Policia në Vushtrri ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

 

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar ditë më parë në zonën e Vushtrrisë, ku si cak i kësaj vjedhje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur gjashtë motorë sharra.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 4 dhjetor 2016 në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar gjashtë persona, mbi dyshime të bazuara për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra.

Gjashtë të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj gjashtë të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz