back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeArrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të motoçikletave në...

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të motoçikletave në Gjilan

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Superkupa e Italisë: Bologna–Inter, gjithçka gati për gjysmëfinalen në Riad

Aksioni i Superkupës së Italisë vazhdon të premten në...

Një grusht i lehtë, por pa karton të kuq!

Skuadra e Napolit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Milanit,...

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm, veprimeve të mirë organizuara operative dhe punës intensive hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuar meshkuj kosovar.

Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i zhvillimit të procedurave hetimore lidhur me disa raste të vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Gjilanit, ku hetuesit policorë kanë arritur të siguruar prova të besueshme se dy të dyshuarit, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm, kanë kryer së paku tri raste të vjedhjeve të motoçikletave.

Pas arrestimit të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurat ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti shkon në procedurë të rregullt gjyqësore me kallëzim penal ndaj të dy të dyshuarve për veprën penale “Vjedhje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz