BallinaLajmeArrestohen dy policë të Kosovës, rrahën një 16 vjeçar

Arrestohen dy policë të Kosovës, rrahën një 16 vjeçar

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë policorë për rrahjen e një 16-vjecari në Pejë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IPK’ja ka bëre me dije se ata janë arrestuar dje në orët e mbrëmjes.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Njëri nga zyrtarët policorë tashmë të arrestuar është i dyshuar edhe për kanosje ndaj një dëshmitari të këtij incidenti.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz