back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeArrestohen dy persona që shisnin fidane derisa ishin të infektuar me koronavirus

Arrestohen dy persona që shisnin fidane derisa ishin të infektuar me koronavirus

Të ngjajshme

Afër 20 persona paraqiten në QKMF-në e Krushës, pas njoftimit se dy tregtarë janë infektuar

Është koha e të mbjelljeve.  Pavarësisht situatës me virusin covid19, kontakti mes njerëzve për të kryer shitje e blerje po vazhdon. Edhe dy tregtarë nga Komuna e Malishevës,  ditën e premte u nisën për në Krushë të Madhe. E atje, këta tregtarë u shitën fidane banorëve të fshatit.


Por, disa ditë më pas, doli një  problem.

Dy shitësit u konfirmuan si pozitiv me virusin covid10.

Për këtë ka njoftuar, kryetari i Këshillit të fshatit në Krushë të Madhe, Selami Hoti.

Hoti, u shpreh se në bazë të të dhënave të Policisë tregtarët nga Malisheva kanë qëndruar në fshat për disa orë, e më pas janë larguar.

Ndërsa shtoi, se deri më tani në Qendrën e Mjekësisë familjare, janë paraqitur rreth 20 persona që kanë pasur kontakt me dy tregtarët.

Në Kosovë, më 13 mars u shënua rasti i parë me virusin covid 19.

Ndërsa, deri më tani janë shënuar 145 persona, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz