back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeArrestohen dy persona për vjedhje të rëndë

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Në ora 05:00 të mëngjesit, njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë kanë realizuar një aksion policor.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje lidhur me aksionin në fjalë.

Ajo ka treguar se Policia ka arrestuar dy persona, të cilët kishin kryer një vjedhje të rëndë në një pompë derivatesh.

“Njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë, sot rreth orës 05:00, kanë realizuar një aksion policor, me ç’ rast janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur po të njëjtën ditë rreth orës 02:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur, në një pompë derivatesh , ku tre personat e dyshuar, kishin arrit që nga rezervuari të marrin disa litra naftë”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Ajo ka bërë të ditur se dy nga personat e dyshuar derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa njëri prej tyre (i njohur për policinë), ndodhet në arrati.

Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe një veturë (Golf II), e cila është dërguar për ekzaminim.

Personave të arrestuar:

– A. P, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– K. S, mashkull, 61 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline

Të Fundit

Sport

ShowBiz