Janë arrestuar dy pronarët e një autoservisi në Mitrovicë, pasi në dyqanin e tyre janë gjetur pjesë të një veture të vjedhur në Gjermani.
Ata janë dërguar në mbajtje.
“VETURË E VJEDHUR-GJETUR- Prishtinë 22.09.2025 – 14:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës (nga ILEC-u) lidhur me rastin, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-pronar të një auto-servisi në Mitrovicë, nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës që dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani. Gjatë kontrollit në dy auto-servis janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”