Policia në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar se gjat ditës së sotme ka arritur të lokalizoj dhe identifikoj një person të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme që lidhen me shitjen e paautorizuar të narkotikëve.
Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fillestar tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 10.4 gram.
“Në vijim të veprimeve hetimore, me autorizim të prokurorit është realizuar edhe një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit trupor të një personi tjetër (femër), është gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ndaj të dyshuarës femër është inicuar rasti penal: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”; kurse ndaj të dyshuarit mashkull është iniciuar rasti: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë thënë se me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: