Policia e Kosovës ka arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kishin hedhur gaz lotësjellës gjatë seancës.
Të arrestuar janë 5 deputetët që kishin hedhur gazin, ndërkohë deputetët tjerë vetëm janë larguar nga salla, shkruan gazetametro.net
Ndërkohë, këtë gjë e ka quajtur si të padrejtë deputeti i VV’së Ismail Kurteshi, i cili ka thënë se kjo është sjellje e shtetit policor.
Sami Kurteshi ndërkohë është sjellur ashpër edhe me gazetarët, duke i qortuar për pyetjet që po bëjnë.
Edhe deputetja Fitore Pacolli nuk u tregua e butë me policet që e kishin kapur për krahu, duke i kundërshtuar.
Arrestimi i deputetëve është bërë me urdhër të Prokurorisë, ndërkaq disa të tjerë janë larguar me arsyetimin se do të ekzaminohet pjesa nga ku po hidhet gazi.